Media Galeri

“Mos Paguaj”, fushatë në Britani kundër kostos së lartë të jetesës

Ndërsa paralajmërimet rreth faturave të larta të energjisë në Britani rriten nga dita në ditë, një organizatë aktivistësh po u kërkon konsumatorëve që thjesht të hyjnë në grevë.

Don’t Pay(Mos Paguaj) shpreson të grumbullojë një milion mbështetës të cilët do të anulojnë pagesat e tyre direkte ndaj kompanive të energjisë në masë më 1 tetor.

“Mos Paguaj” është njëra nga një sërë protestash kundër kostos së lartë të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar. Avokatët, drejtuesit e trenave dhe punonjësit e postës po bëjnë grevë për përmirësimin e pagave dhe kushteve, me infermierët dhe mësuesit që votojnë gjithashtu për të ndërmarrë veprime.

Fushata “Mos Paguaj”, i përngjason në histori grevës së pagesave ‘Nuk mund të paguaj, nuk do të paguaj’ pas përpjekjes së dështuar të Margaret Thatcher për të futur taksën e votimit në fund të viteve 1980. Por, lëvizja është quajtur “e papërgjegjshme” nga qeveria, e cila nxori paralajmërime se mund të dëmtojë rezultatet financiare të kompanvie energjetike dhe të çojë në pagesa më të shtrenjta të karburantit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë