Thatësira që ka përfshirë Europën ka nxjerrë nga thellësitë e ujit vendbanime të lashta në zona të ndryshme. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Spanjë.
Një vendbanim romak ka dalë nga thellësitë e liqenit artificial As Conchas në Galicia, në veriperëndim të Spanjës.






Vendbanimi Aquis Querquennis është zbuluar tërësisht pasi niveli i ujit ka rënë ndjeshëm. Spanja po përballet me thatësirën më të madhe në dekada pas një vere të nxehtë pa reshje.
Vendbanimi i lashtë mendohet të jetë ndërtuar rreth viteve 70 pas Krishtit. Ai u përmbyt në vitin 1948 kur u krijua liqeni, ndërsa asnjëherë në këto vite nuk kishte dalë në sipërfaqe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




