Ne rrjet

Maria Adela-Olga: Gjurma që tradhtoi spiunen ruse në Itali, si lindi hetimi nga një databazë bjelloruse

Pika fillestare ishte një arkiv i ndarë nga kundërshtarët e regjimit të Minskut: ai përmbante regjistrimin e qytetarëve rusë që kalonin midis Evropës dhe vendit të tyre. “Maria Adela Rivera Kuhfeldt” ka hyrë në Bjellorusi 13 herë. Rrjeti i marrdhënieve në Napoli, miqtë e NATO-s dhe kthimi në Moskë

Gazeta Si - Gjurma që bëri të mundur demaskimin e Maria Adela-Olga, spiune ruse që veproi për një dekadë në Itali, lindi në kufirin me Bjellorusinë.

Gjurma e parë e një investigimi që çoi gazetën “La Repubblica”, “Bellingcat, “Der Spiegel” dhe “The Insider”-in në dhjetë muaj hetime në misionin e jashtëzakonshëm në ndjekje të “007”-ës ruse.

Pika fillestare ishte një bazë të dhënash e dërguar te uebsajti “Bellingcat” nga kundërshtarët e regjimit të Minskut.

Regjistrimi i shtetasve rusë që kalonin tranzit midis Evropës dhe atdheut të tyre, me të gjitha hyrjet dhe daljet edhe ato përmes hekurudhave.

“Materiale super të dobishme”, thekson Christo Grozev nga “Bellingcat”. Para së gjithash u studiuan pasaportat e njohura të agjentëve që morën pjesë në aksione tepër sekrete: për shembull, është Ruslan Boshirov, i përfshirë në helmimin e Sergej Skripal.

Grozev zgjedh njerëzit që kanë pasaporta me gjashtë numrat e njëjtë fillestarë dhe menjëherë goditet nga një emër hispanik: Maria Adela Rivera Kuhfeldt, e cila ka hyrë në Bjellorusi 13 herë.

Foto të "Maria Adelas" dhe macja e saj Luisa

Klubi i NATO-s

Ka shumë pak rezultate në Google me atë emër: regjistrimi i një marke bizhuterish në Francë në vitin 2012 dhe një hetim penal në Peru në lidhje me një "person të panjohur që pretendonte se ishte Maria Adela Rivera Kuhfeldt".

Ekziston edhe një person me një emër të ngjashëm në një klub në Napoli: “Lions Club Monte Nuovo”.

Këtu “topi” kalon te prestigjiozja "La Repubblica". Në bazën e të dhënave “Cerved”, zbulohet se gruaja ka hapur një kompani në Itali, “Serein”.

Dhe se ajo është sekretare e “Lion’s Club”: në një dokument tjetër të klubit, në fakt ajo përdor një adresë emaili nga kompania e saj.

Por mbi të gjitha është një klub shumë i veçantë: ka bazën në Lago Patria, ku ndodhet Forca e Përbashkët Aleate e NATO-s, një nga dy komandat operacionale të Aleancës, ku planifikohen ndërhyrjet dhe dërgesat në Ballkan, Irak dhe Afganistan.

Profili në rrjetet sociale të ruses "Maria Adela"

Partnerët që shfaqen në organikë së bashku me sekretaren Adela, janë të gjithë punonjës ushtarakë ose civilë të NATO-s dhe të Flotës së 6-të të SHBA-vë në Napoli, e cila menaxhon operacionet detare të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë.

Disa prej tyre, kanë poste të spikatura: inspektori i përgjithshëm i marinës amerikane, një kolonel holandez përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike dhe përgjegjësi i të gjithë sistemit kompjuterik të bazës së Atlantikut.

Çfarë po bënte mes tyre një grua me pasaportë ruse me të njëjtat numra të përdorur nga GRU-ja, Shërbimi Inteligjent Ushtarak Rus.

Në Itali janë gjetur referenca të tjera të rëndësishme - një sërë adresash të vendbanimeve të saj, karta e identitetit, martesa me një person me identitet kompleks, një tjetër pasaportë të përdorur prej saj, lajme për burimet e saj financiare - dhe të katër mediat kanë investigime gazetareske.

Profilet e saj sociale janë thelbësore: më i dobishëm është ai me emrin Adele Serein, me foto udhëtimesh dhe festa, por mbi të gjitha indikacione se kush ka qenë në kontakt.

Spiunia e dyshuar ruse, Olga Kolobova me emrin e saj të vërtetë

Rrjeti i marrëdhënieve në Napoli

“La Repubblica” nis kontaktojë oficerët e NATO-s, miqtë dhe të dashurit e ruses dhe të bashkojë pjesët e një historie që duket e pabesueshme: për të gjithë, ajo e kishte justifikuar nënshtetësinë e saj ruse me një histori të sajuar.

“Maria Adela” kishte lindur në Amerikën e Jugut, vajza e një gjermani dhe një peruaneje.

Kur ajo nuk ishte ende dy vjeç, nëna e saj beqare e kishte çuar në Moskë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1980.

Por më pas iu desh të kthehej urgjentisht në shtëpi, duke ia besuar një familjeje të njohur sovjetike.

Imazhe krahasuese të portretit të spiunes së dyshuar ruse

Nëna e saj nuk u kthye më dhe “Maria Adela” u rrit në BRSS, me një marrëdhënie të vështirë me prindërit e saj birësues: "Në fëmijërinë time, njerku më përdhunoi. Prandaj u largova nga Rusia: nuk do të kthehem më, ëndrra ime është të qëndroj në Evropë dhe të martohem këtu”.

Jeta e saj në Itali është rindërtuar në detaje. Por investigimi gazetaresk ndalon më 15 shtator 2018, kur ajo niset për në Moskë.

Në bazat e të dhënave ruse të marra nga “Bellingcat” dhe “The Insider” gjatë viteve të hetimeve, ky emër nuk ekziston. Ata përpiqen ta gjejnë atë me softuerin e krahasimit të fytyrave, por pa një përputhje të plotë.

Rezultati më i mirë është krahasimi midis dy fotografive të “Maria Adelas” të moshave të ndryshme dhe fotografisë së vjetër të pasaportës së një shtetaseje ruse, të quajtur Olga Kolobova, e lindur në vitin 1982, e realizuar me një mjet për njohjen e fytyrës: më pak se 35%. Imazhi i një adoleshenteje është e vetmja gjurmë, që ia vlen të hulumtohet.

"Maria Adela" në një event biznesi në Itali

Kthimi në Moskë

Rezulton se Olga Kolobova nuk ka asnjë gjurmë gishtash, nuk ka adresë, madje as një biletë parkimi 13-vjeçare.

Por këtu ajo shfaqet vetëm pak javë pas kthimit të “Maria Adelës” në Rusi. Ajo blen dy apartamente luksoze dhe një makinë tip “Audi A3”, ndërsa punon si nëpunëse në katin e dytë në një zyrë publike.

Jo vetëm kaq. Babai i saj ishte dekan i një fakulteti ushtarak në Universitetin e Ekaterinburgut: një kolonel që mori medalje të shumta "për të shërbyer ndaj atdheut të tij jashtë vendit, në Angola, Irak dhe Siri".

Që kur ai doli në pension në vitin 2007, në ato misione të kamufluara që duhej të kishin të bënin me inteligjencën dhe agjentët e GRU-së, shpesh zgjidheshin fëmijët e oficerëve të lartë.

Në Odnoklassniki (OK), një nga rrjetet sociale më të njohura në Rusi, Olga shpërndan tekste, duke lavdëruar pushtimin e Ukrainës në grupin "Miqtë e Putinit" së bashku me një klinikë veterinare për macet.

Ato që e donin aq shumë “Maria Adelën”, saqë ajo nuk e la kurrë macen e saj Luiza.

Më pas, një sinjalizues rus i jep “Bellingcat”-it foton e patentës së re të makinës së Olga Kolobovas, të realizuar në vitin 2021, e cila ka një përqindje të lartë koincidence me fytyrën e “Maria Adelës”.

Prova përfundimtare, megjithatë, vjen nga imazhi në profilin e Olga Kolobovas në rrjetin WhatsApp: është e njëjta foto me flokë bjonde në formë ballukeje të publikuar nga “Maria Adela” në mesazhin e fundit në Facebook për miqtë e saj napolitanë. Ajo, ku ajo thotë se u zhduk për shkak të një tumor. E fundit nga shumë gënjeshtrat e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë