Media Galeri

Prezantohet Bentley më i fuqishëm në histori

Bentley i ri ka çmim prej 2.3 milion euro dhe me të, marka luksoze britanike feston “fundin” e makinave me motor të fuqishëm me benzinë në prag të përshpejtimit të revolucionit të saj elektrik.

Edhe pse Bentley Mulliner Batur i ri ekskluziv me shpejtësi 320kMh fuqizohet nga një motor i madh 6.0-litërsh W12 me benzinë që zhvillon më shumë se 740 kuaj-fuqi, një teknologji e tillë që dominoi shekullin e 20-të tani ka arritur drejt fundit në shekullin e 21-të.

Zëdhënës të kompanisë thonë se kjo makinë shënon gjithashtu edhe fillimin e një revolucioni të dizajnit të ri.

“Ky është dizajni që do të ketë gama e ardhshme e Bentley me bateri”.

Në shitje janë vetëm 18 ekzemplarë dhe të gjitha janë rezervuar nga klientët e markës britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë