Media Galeri

Thatësira zbulon murgjit 600-vjeçarë në Kinë

Rënia e niveleve të ujit të Lumit Jance ka zbuluar një ishull të zhytur në qytetin jugperëndimor të Kinës Chongqing dhe një treshe statujash budiste të ndërtuara mbi të që besohet të jenë 600-vjeçare, sipas medias shtetërore kineze, Xinhua.

Tre statujat u gjetën në pjesën më të lartë të shkëmbinjve të ishullit të quajtur Foyeliang, fillimisht të identifikuara si të ndërtuara gjatë dinastive Ming dhe Qing. Një nga statujat paraqet një murg të ulur në një piedestal zambaku uji.

Nivelet e ujit në Yangtze kanë rënë me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe valës së të nxehtit në rajonin jugperëndimor të Kinës.

Reshjet në pellgun lumit kanë qenë rreth 45 për qind më të ulëta se normalja që nga korriku dhe temperaturat e larta ka të ngjarë të vazhdojnë për të paktën një javë tjetër, thanë parashikimet zyrtare të motit.

Rreth 66 lumenj në 34 qarqe në këtë rajon të Kinës janë tharë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë