Media Galeri

‘Bishat’ amerikane fluturojnë mbi sheshin Skënderbej në Tiranë

Gazeta Si – Ashtu siç ishte parashikuar, dy avionët gjigantë “B52” të SHBA-ve fluturuan këtë të hënë në mesditë rreth orës 15:00 mbi sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një mision ai amerikan, me qëllim nderimin ndaj shqiptarëve në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të  marrëdhënieve mes dy shteteve.

Eventi është organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë, për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila ishte e shopqëruar nga dhjetëra fëmijë që mbanin n duar flamuj shqiptarë dhe amerikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë