Media Galeri

‘Guri i urisë’, thatësira e vërtetuar në një mënyrë ndryshe

Paralajmërimi nuk mund të ishte më i qartë dhe i ashpër se kaq. Wenn du mich siehst, dann weine (“Nëse më shihni, atëherë qani”), lexon mbishkrimi në një shkëmb në lumin Elba pranë qytetit verior çek të Decin, afër kufirit gjerman.

Ndërsa lumenjtë e Europës thahen në një thatësirë shkatërruese që shkencëtarët thonë se mund të rezultojë më e keqja në 500 vjet, ujërat e tyre që tërhiqen po zbulojnë artefakte të fshehura prej kohësh, nga kampet romake te fshatrat fantazma dhe mbytjet e anijeve të Luftës së Dytë Botërore.

I ashtuquajturi “guri i urisë” në Decin është i gdhendur për të treguar nivelin e thatësirave historike dhe për të paralajmëruar njerëzit për vështirësitë që mund të pasojnë sa herë që gdhendja bëhet e dukshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë