Media Galeri

‘Pylli teknologjik’ që eksploron kaosin e jetës sonë në kohën dixhitale

Në një dhomë të errët në mes të Hong Kongut, ka një vendpushim të ri nga qyteti i zhurmshëm. Është një pyll që shkëlqen. I ashtuquajturi “pyll me piksel” përbëhet nga 3000 drita LED, të varura nga kabllot plastike. Dyshemeja formon një “liqen ngjyrash” që pasqyron çdo kristal vezullues, duke krijuar një lloj pafundësie.

Artistja Pipilotti Rist thotë se ideja i erdhi pasi kuptoi se kishte ndjesinë se ndodhej në një dhomë boshe kur përdorte syzet e realitetit virtual.

Ajo thotë se kushdo që e ka parë ekspozitën e saj e kupton se sa lehtë është të humbasësh në teknologji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë