Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Këtë vit arkeologët po konfirmojnë jetën e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se iu mbivendos qytetit antik që u dogj nga romakët.
Arkeologët kanë nisur edhe këtë vit gërmimet në qytetin antik të Antigonesë, i cili qëndron mbi kodrën që zotëron Luginën e Drinos në Gjirokastër.
Antigoneja ishte qyteti më i rëndësishëm i botës antike në Luginën e Drinos, thotë arkeologia Sabina Veseli.
“Ishte vëndi më i rëndësishëm i Luginës së Drinos të paktën gjatë periudhës helenistike vënd që më vonë do të zihej nga vendbanime të tjera. Mendohet që Antigonea fillon të bjerë dhe shkatërrohet në mënyrë të papritur. Sigurisht Antigonea nuk njihet vetëm për periudhën helenistike por ka një riokupim ne periudhën bizantine që paraqitetet edhe ai, i rëndësishëm”, thotë ajo.
Misioni i këtij viti pritet të sjellë zbulime të reja monumentesh thotë zonja Veseli. (VOA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




