Portretet e figurave politike që shihen në foton e mësipërme janë disa nga qindra imazhet e jashtme të pikturuara në muret dhe shtëpitë e fshatit Staro Zhelezare, pranë qytetit qendror të Bullgarisë, Plovdiv.
Çdo verë, një çift polak/bullgar – Katarzyna dhe Ventzislav Piriankov – largohen nga Poznan, në Poloni, ku japin mësime arti dhe udhëtojnë në pronën e gjyshërve të Ventzislavit, në Staro Zhelezare me disa studentë.

Studentët pikturojnë punime të reja çdo ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje për disa javë gjatë gjatë korrikut dhe gushtit.
Katarzyna thotë se projekti i artit në muret e jashtme të objekteve të banimit është “një përpjekje për të ringjallur fshatin”.



Pas rënies së komunizmit në Bullgari, shumica e banorëve u larguan nga fshati Staro Zhelezare për në qytetet bullgare ose për të jetuar jashtë vendit.
Banorët e fshatit në fillim ishin skeptikë për projektin e pikturimit të mureve të jashtme. “Është interesante”, thotë Katarzyna. “Në fillim, shoqëria rome këtu ishte më e hapur ndaj saj”.
Pasi bënë pak zhurmë, filluan dekorimet e pazakonta dhe turistët nisën të vizitonin fshatin, bullgarët vendas gjithashtu e pranuan idenë.

“Tani vendasit madje presin në një radhë për të bërë art në muret e tyre”, thotë Katarzyna.
Shumë prej pikturave përfshijnë karaktere lokale. Lopa e paraqitur më sipër përkrah ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i përket pronarit të shtëpisë në të cilën është punuar vepra e artit.
Anna Kossyk ishte një nga studentet e artit që bëri muralin e mësipërm, në lidhje me luftën aktuale në Ukrainë. Ajo thotë se “u dashurua me Bullgarinë” për miqësinë e fshatarëve dhe do të kthehet në Staro Zhelezare verën e ardhshme për të vazhduar projektin e artit në muret e jashtme.

Me qindra mure të mbetura për t’u pikturuar në fshat, Katarzyna thotë se nuk ka një qëllim përfundimtar specifik për projektin.
“Ne nuk e shohim fundin e tregimit. Ka të bëjë vetëm me procesin, me idetë e reja”, thotë ajo. (REL)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




