Media Galeri

Kur plagët e pacientëve ‘shkëlqejnë në ar’

Artistja Carol Holliday ka bërë që shenjat e pacientëve të saj të “shkëlqejnë me ar”.

Ajo tha se ishte frymëzuar nga një proces japonez i quajtur Kintsugi për veprat e artit të ekspozuara në Spitalin Addenbrooke të qytetit.

Teknika e lashtë përfshin ngjitjen e qeramikës së thyer me ar.

Holliday punoi me fotografin Ryan Davies për të bërë fotografitë e pacientëve dhe më pas “mbuloi” plagët me ar.

Psikoterapistja dhe ish-pedagogja e Universitetit të Kembrixhit tha se kur pacientët e saj flasin për shqetësimin e tyre, ata natyrshëm flasin në termat e të qenit të thyer, të dëmtuar, të copëtuar, kështu që sipas saj, duhej që tu tregonte për Kintsugi.

Ajo tha se 11 pacientët e përfshirë në ekspozitë ishin të të gjitha moshave, etnive dhe kishin plagë të ndryshme.

65-vjeçarja tha se kishte 100 pacientë për t’u përfshirë në projekt.

Fiona Carey, e cila ka kancer në veshka, ishte në mesin e atyre që morën pjesë.

Ajo tha se shenja e saj që është dukshëm e madhe tani po shkëlqen në ar dhe “duket vërtet shumë mahnitëse”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë