Media Galeri

Zvicër, artisti që bën skulptura balte pranë lumit

Projekti vjetor i artistit zviceran Francois Monthoux për të ndërtuar skulptura balte në brigjet e lumit Toleure të Zvicrës është shtrirë në një kompleks magjepsës kështjellash këtë vit pasi thatësira që goditi Europën e lejon atë të zgjerojë botën e tij të ëndrrave.

Monthoux filloi projektin e këtij viti me ambicie modeste gjashtë javë më parë, por thatësira e lejoi atë të ndërtonte një qytet të tërë.

Tani ai ka ndjenja të përziera: ai dëshiron të bjerë shi, por është i trishtuar nga mendimi se bota e tij e ëndrrave do të zhduket nëse bie shi.

“Unë imagjinoj jetën e njerëzve që ecin nën harqe, nën urë, duke parë monumentet, duke parë qytetin”, tha Monthoux, i cili punon me argjilë.

Monthoux, një adhurues i natyrës, thotë se është i trishtuar kur sheh bimë që thahen përreth tij dhe “do të ishte një katastrofë” nëse një thatësirë do të bënte që ai të vazhdonte me projektin për vite me rradhë.

“Sigurisht që jam pak i trishtuar, sepse më vjen keq që forma që i dhashë kësaj kështjelle do të zhduket”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë