Me thatësirën e gjatë që ka përfshirë vendin, reshjet e shiut janë të mirëpritura. Megjithatë, jo intensiteti i këtyre reshjeve.
Meteorologu dhe profesori i Universitetit të Reading në Britaninë e Madhe, Simon King shpjegon me një shembull të thjeshtë ilustruese përmes kësaj videoje se përse shiu i dendur pas një thatësire të gjatë mund të shkaktojë përmbytje.
Eksperimenti i tij është i thjeshtë. Ai merr tre gota me ujë. Të parën e kthen përmbys në një terren me barë dhe të lagur, të dytën në një terren normal dhe të fundit në terrenin e tharë nga mungesa e reshjeve.
Rezultati: toka thith më shpejt ujin kur është e lagësht, më pak në terren normal dhe shumë ngadalë në terrenin e ngurtësuar nga thatësia e pazakontë. Kjo është arsyeja, shpjegon meteorologu, se pse shirat e furishëm të verës, ndonëse zgjasin pak shkaktojnë përmbytje të mëdha në shumë vende, sidomos në Mesdhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



