Media Galeri

Mozaik me kuti drithërash për të mbledhur para për Ukrainën, fëmijët hyjnë në Guinness

Disa fëmijë në Çikago, “të armatosur” me kuti me drithëra krijuan një mozaik që u bë pjesë e rekordeve botërore Guinness të enjten dhe mblodhën para për Ukrainën.

Duke përdorur rreth 5000 kuti drithërash të dhuruara nga kompania Kellogg’s, anëtarët e nismës  “Chicago Children United for Ukraine” krijuan një mozaik gjigant në dyshemenë e sallës së madhe bankare të Kompanisë Wintrust në qendër të qytetit të Çikagos.

Ato përdorën kuti të verdha Corn Pops dhe kuti blu Rice Krispies për të krijuar flamurin ukrainas.

“Ne donim të rrisim ndërgjegjësimin për Ukrainën”, tha 15-vjeçari Michael Kotcher. “Ne vendosëm të thyenim një rekord me një kauzë të mirë pas tij”.

Drithërat do t’i dhurohen një banke lokale ushqimore, ndërsa donatorët kanë premtuar afro 15,000 dollarë për mbledhjen e fondeve deri më tani.

“Është e shkëlqyeshme sepse ne po ndihmojmë në nivel global dhe lokal”, tha Kotcher.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë