Sipas shkencës, qyteti më i bukur në botë është Chester.
Një studim ka zbuluar se qyteti i katedrales me mure, në veriperëndim të Anglisë, ka përqindjen më të lartë të ndërtesave (83.7) për qind që përputhen me ‘raportin e artë’.

Studiuesit hartuan një renditje të qyteteve më tërheqëse në planet, me Venecian që vjen e dyta. Ajo ka një ‘rezultat të bukurisë’ prej 83.3 për qind. Në vendin e tretë, ndërkohë, është Londra (83 për qind). Vendin e katërt e zë Belfasti (82.9 për qind), ndërsa Roma është në vendin e pestë me 82 për qind.







Çfarë është raporti i artë?
Është përdorur prej kohësh si një barometër i bukurisë së qyteteve. Një vend bëhet pjesë e raportit të artë kur ndërtesa e atij vendi kanë forma dhe struktura që përputhen bashkë.\Daily Mail\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




