Një koleksion bizhuterish që Elvis Presley i dha menaxherit të tij, kolonelit Tom Parker, dhe që mungonte prej mbi 50 vjetësh, është bashkuar dhe tashmë është gati për në ankand.
Pjesë e koleksionit janë 200 bizhuteri, përfshirë unaza floriri me gurë të çmuar, mansheta, orë dhe zinxhirë. Pjesa më e madhe u sigurua nga ish-bashkëshortja e Elvisit, Priscilla.
“Këtë koleksion e kishte gruaja e kolonelit, Loan Parker. Ajo ndërroi jetë dhe një person i caktuar e kishte marrë, e kishte mbajtur larg dhe e fshehu për një kohë të gjatë dhe ne tani e gjetëm. Prandaj tashmë është e gjitha gati për t’u ekspozuar. Elvisi i pëlqente bizhuteritë, ne të gjithë e dimë, por unazat dhe pjesët me të vërtetë sjellin gëzim. Ai ka një çakmak këtu që unë e dua … dhe e mbaj mend mjaft mirë”.
Presley thotë se ishte një shaka mes saj dhe Elvisit që ai vazhdimisht blinte ose porosiste bizhuteri për kolonelin Parker. Ajo thotë se ai kishte gjithçka që i nevojitej dhe ata nuk dinin çfarë t’i blinin tjetër.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




