Një prodhues i veshjeve në Tokio është bashkuar me veterinerët për të krijuar një veshje freskuese të përshtatshme për kafshët shtëpiake, duke shpresuar që ajo ti ndihmojë të mposhtin të nxehtin përvëlues.
Pajisja përbëhet nga një ventilator 80 gram që funksionon me bateri, i cili është i lidhur me një veshje rrjetë dhe fryn ajrin rreth trupit të një kafshe.


Rei Uzawa, presidente e markës Sweet Mommy, thotë se ajo ishte e motivuar për ta krijuar atë pasi pa qenin e saj chihuahua të rraskapitur sa herë e nxirrte për një shëtitje në vapën përvëluese të verës.
Veshja doli në treg në fillim të korrikut dhe ka marrë shumë porosi deri më tani. Ajo vjen në pesë madhësi të ndryshme dhe ka një çmim prej 74 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




