Gazeta Si – Në Portin e Vlorës kanë mbërritur këtë të premte grupi i Gatshëm i Minaheqësve të NATO-s “SNMCMG-2”, ku do të zhvillojë vizitë portuale në datat 29 korrik deri më 3 gusht.






Mësohet se përfaqësues të NATO-s, do të zhvillojnë një takim me autoritetet lokale të Vlorës dhe më pas do të nisin pastrimin e gjirit të Vlorës nga predhat nënujore të cilat mund të jenë të paplasura gjatë bregdetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




