Nga Gazeta “SI” – Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njoftoi se është miratuar shtesa me 1.2 mld lekë për sektorin e bujqësisë, për shkak të rritjes së kostos nga nafta.
Krifca theksoi se çdo fermer që do të mbjellë grurë, do të përfitojë 30 mijë lekë për 1 Ha të mbjellë, kjo për shkak të krizës botërore të furnizimeve.
“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 miliardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi pasur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar”, tha ministrja e Bujqësisë.
Ministrja shtoi edhe se peshkatarët do të financohen me 200 milionë lekë, të përfshirë në subvencionimin prej 40 lekësh në një litër naftë.
“Është ulur numri i ditëve që peshkatarët dalin për nxënie, për shkak të rritjes së çmimeve. Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit. Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, u shpreh ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.