Media Galeri

Fushata e re e qeverisë spanjolle: Trupi i çdo gruaje është gati për plazh

Ministria e Barazisë në Spanjë ka nisur një fushatë verore për të inkurajuar femrat që shqetësohen se si duket trupi i tyre kur shkojnë në plazh.

“Vera është gjithashtu e jona”, shkruan slogani mbi një imazh të pesë femrave të ndryshme të cilat kanë forma të ndryshme.

“Të gjithë trupat janë trupa plazhi”, tha ministrja e Shërbimeve Sociale, Ione Belarra.

Drejtuesja e Institutit të Grave Antonia Morillas tha se pritshmëritë për format fizike ndikuan jo vetëm në vetëvlerësimin e grave, por u mohuan atyre të drejtat.

Femrat duhet ta shijojnë verën, kudo dhe me kë të dëshirojnë, thuhet në reklamë.

Por jo të gjithëve u bëri përshtypje fushata.

Disa pyesnin nëse fushata duhet të zgjerohet për të përfshirë burra pa të ashtuquajturit trupa standardë, ndërsa lideri i krahut të majtë Cayo Lara tha se fushata ishte kulmi i absurditetit, duke u përpjekur të “krijojnë një problem aty ku nuk ekziston”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë