Media Galeri

Zbulohet në Angola diamanti i rrallë rozë që besohet të jetë më i madhi i gjetur në 300 vjet

Minatorët kanë gjetur diamantin më të madh rozë të zbuluar në këta 300 vjetët e fundit.

Diamanti prej 170 karatësh u zbulua gjatë gërmimeve në minierën Lulo në Angola, një vend i shfryëtzuar nga Australia në rajonin jugor të Afrikës Qendrore.

Madhësia e vërtetë e gurit të papërpunuar, i quajtur me vend ‘Trëndafili Lulo’, do të zbulohet pasi të pritet dhe lëmohet. Një proces që ndonjëherë mund të zvogëlojë madhësinë e një diamanti me 50 për qind.

Ai ka të ngjarë t’i shitet një blerësi ndërkombëtar për dhjetëra miliona dollarë, pasi në të shkuarën diamantë rozë të ngjashëm janë shitur deri në 70 milionë dollarë.

“Ky rekord dhe diamant rozë spektakolar vazhdon ta shfaqë Angolën si një lojtar të rëndësishëm në skenën botërore për minierat e diamanteve dhe demonstron potencialin dhe shpërblimet për angazhimin dhe investimet në industrinë tonë në rritje të minierave të diamanteve,” tha Ministri i Burimeve Minerale, Diamantino Azevedo.

Diamanti është guri i 27 prej mbi 100 karatësh që gjendet në verilindjen e pasur me diamantë të Angolës dhe i pesti më i madh që është gjetur ndonjëherë në këtë vend.

Rekordi për diamantin më të madh të zbuluar ndonjëherë ishte 404 karat dhe më vonë ai u quajt “Guri i 4 Shkurtit”.

“CTF Pink Star” mban rekordin aktual për çmimin e paguar për një diamant rozë në ankand – me një gur 59.6 karatësh të shitur në Hong Kong për 71.2 milionë dollarë në 2017.

Një diamant rozë 15.8 karat i vendosur në një unazë platini dhe ari të quajtur “The Sakura”, fjala japoneze për lulëzimin e qershisë, u shit në ankand për 29.3 milionë dollarë në maj 2021.

Ajo u shit së bashku me “The Sweet Heart”, një unazë diamanti rozë 4.2 karatëshe në formë zemre, e cila përfundoi duke u shitur për 6.6 milionë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë