Media Galeri

Shitet në ankand xhaketa e astronautit që bëri fluturimin historik në hënë

Xhaketa e fluturimit të astronautit Buzz Aldrin, të cilën ai e veshi në misionin historik në Hënë në vitin 1969, u shit për rreth 2.8 milionë dollarë në Nju Jork.

Pjesa e përparme e xhaketës tregon logon e NASA-s dhe emblemën e misionit Apollo 11, e cila është pak më poshtë emrit të Aldrin.

Ajo gjithashtu ka flamurin e Shteteve të Bashkuara në shpatullën e majtë dhe është bërë nga pëlhura Beta, një pëlhurë e papërshkueshme nga zjarri që u inkorporua në kostumet hapësinore të NASA-s pasi tre astronautë të Apollo 1 vdiqën në një zjarr në anijen e tyre kozmike gjatë një testi tokësor në 1967.

Pas xhaketës, artikulli i dytë që u shit në ankandin e së martës ishte plani përmbledhës i fluturimit të misionit Apollo 11. Ai u shit për 819,000 dollarë, duke tejkaluar vlerësimet prej 100,000-150,000 dollarë.

Neil Armstrong dhe Aldrin ishin njerëzit e parë që ecën në Hënë. Aldrin, i cili tani është 92 vjeç, është i vetmi anëtar i mbijetuar i ekuipazhit prej tre anëtarësh të misionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë