Një gjykatë egjiptiane po planifikon të transmetojë drejtpërdrejt varjen e një vrasësi që goditi me thikë për vdekje një studente kur ajo refuzoi propozimin e tij për martesë, ngjarje që ndodhi pranë Universitetit Mansoura. Mohamed Adel, 21 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e shoqes së tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, kur ajo e refuzoi atë, dhe gjykata që e dënoi me vdekje më 6 korrik. Gjykata tani ka bërë thirrje që ekzekutimi i tij të transmetohet drejtpërdrejt në television për të parandaluar krime të ngjashme që të ndodhin në të ardhmen.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




