Në një pjesë të Kalifornisë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme pasi zjarri më i madh aktiv në SHBA po përhapet me shpejtësi pranë Parkut Kombëtar Yosemite.
Zjarri i në pyjet me lisa është përhapur me shpejtësi që nga e premtja, megjithëse zjarrfikësit kanë luftuar për të vënë flakët nën kontroll.



“Sjellja shpërthyese e zjarrit po sfidon zjarrfikësit”, tha Departamenti i Zjarrëfikësve të Kalifornisë.
Më shumë se 6,000 njerëz janë evakuuar dhe 10 shtëpi janë shkatërruar.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila është shpallur në Qarkun Mariposa, do t’i lejojë shtetit të aksesojë disa nga ndihmat federale për të trajtuar zjarret.
Rreth 400 zjarrfikës dhe katër helikopterë janë dislokuar për të shuar flakët. Natasha Fouts, një zëdhënëse e CalFire, tha se zyrtarët nuk presin që të mund ta vënë nën kontroll zjarrin deri në javën e ardhshme. /BBC, AP
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




