Turistët e banorët vendas u evakuuan nga një resort mjaft popullor në ishullin grek Lesbos, pasi një zjarr shkatërroi shtëpitë dhe zonën e plazhit të njohur si Vatera.
Sipas mediave greke, autoritetet lokale urdhëruan largimin e turistëve nga resorti që ishte i mbushur plot. Televizioni ERT raportoi se të paktën dy shtëpi janë shkatërruar totalisht.
Zjarre të shumtë kanë rënë në pjesë të ndryshme të Greqisë në ditët e fundit, për shkak edhe të temperaturave tepër të larta. Një vatër edhe më e madhe zjarri vijon të përpijë prej tri ditësh sipërfaqe të tëra toke në një kodër në ishull, pranë Parkut Kombëtar Dadia, ku tymi ka penguar edhe avionët për të vepruar në zonë.
Vitin e kaluar, për shkak të zjarreve në vend, u shkatërruan 121 mijë hektarë pyje në të gjithë Greqinë, gjatë asaj që u vlerësua si vala më e keqe e të nxehtit në 30 vitet e fundit.







Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




