Media Galeri

Erdogan e lë Putinin të presë 50 sekonda para kamerave në Teheran

Gazeta Si – Recep Tayyip Erdogan u takua me Vladimir Putin në Teheran. Presidenti turk, megjithatë, e mbajti homologun rus në pritje për 50 sekonda, duke e lënë të vetëm para kamerave.

Në videon, e cila qarkullon në rrjetet sociale, shihet Putin teksa mbërrin dhe pret kolegun e tij, i cili megjithatë është vonë.

Presidenti rus – i inkuadruar nga kamerat – qëndron në këmbë, shikon përreth për gati një minutë, duket i paduruar, pastaj shtrin krahët kur sheh Erdoganin të shfaqet. Përfundimisht shtrëngimi i duarve mes dy liderëve.

Disa spekuluan se mund të ketë qenë shpagim për një takim të vitit 2020 në Moskë që e la Erdoganin të priste aq gjatë për të hyrë në sallën e mbledhjeve saqë u ul.

Erdogan ka udhëhequr përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje për të lejuar mijëra tonë drithë që po bllokohen nga Rusia të largohen nga portet e Ukrainës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë