Media Galeri

Biznesemene, personazh televiziv dhe modele, historia e Ivana Trump nga Çekosllovakia në SHBA

Gazeta Si – Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, vdiq në Nju Jork në moshën 73-vjeçare.

Sipërmarrëse, personazh televiziv dhe modele, ajo mbeti e lidhur me Trump nga viti 1977 deri në vitin 1990.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e jashtëzakonshme që bëri një jetë fantastike dhe frymëzuese. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ne të gjithë ishim aq krenarë për të”, ka komentuar ish-presidenti amerikan.

Siç raportojnë mediat amerikane, mjekët e Manhattanit, duke iu përgjigjur një thirrjeje urgjente për arrest kardiak, e gjetën gruan në apartamentin Upper East Side, ku ajo jetonte.

Burime policore thanë se nuk kishte elementë të dyshimtë në vdekje dhe se Ivana vdiq për shkaqe natyrale. Sipas Tmz, sulmi në zemër kishte goditur ish-zonjën Trump pak pas drekës.

E lindur në vitin 1949 në Çekosllovaki, Ivana Marie Zelnickova ishte martuar me Trump në një martesë të dytë: burri i saj i parë, Alfred Winklmayr, ishte një instruktor skish, të cilin ajo e shfrytëzoi për të marrë nënshtetësinë e Austrisë dhe për të lënë më pas Çekosllovakinë.

Pas një qëndrimi në Kanada ajo ishte vendosur në SHBA: në vitin 1977 u martua me Trump.

Ivana dhe Donald luftuan për të qenë në qendër të vëmendjes së mediave, të dy protagonistë të elitave sociale të Nju Jorkut, me të që ndoshta më shumë se ai kontribuan në ndërtimin e imazhit të markës Trump si sinonim i magjisë në biznes.

Zyrtarisht përgjegjëse për projektimin e ndërtesave në Korporatën Trump, znj.Ivana Trump, filloi menjëherë të punojë së bashku me bashkëshortin e saj në një sërë projektesh të profilit të lartë të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë ndërtimin e Kullës Trump në Manhattan, Resortin e Kazinosë Trump Taj Mahal në Atlantic City dhe blerjen prej 400 milionë dollarësh të Hotel Plaza në Central Park.

Çifti qëndroi i martuar deri në vitin 1990: ishte Marla Maples, biondja “pjeshkë nga Gjeorgjia” me të cilën Trump kishte nisur një lidhje klandestine që kulmoi me lindjen e vajzës së katërt Tiffany, e cila shkaktoi ndarjen.

Divorci u kishte dhënë materiale tabloideve dhe e bëri Ivanën një heroinë të “klubit të grave të para” (ndër të tjera ajo kishte një pjesë në filmin me të njëjtin emër të vitit 1996): në një dëshmi të bujshme, Ivana e kishte akuzuar Donaldin se e kishte përdhunuar, megjithëse më vonë e bëri të qartë se fjalët e saj nuk duheshin nxjerrë nga konteksti.

Si beqare, ajo kishte përdorur zgjuarsinë e saj të biznesit për një sërë sipërmarrjesh, duke përfshirë një linjë veshjesh, bizhuterish dhe produktesh bukurie.

Por ajo nuk mbeti vetëm. Ajo u martua me biznesmenin italian Riccardo Mazzucchelli në vitin 1995, por martesa dështoi pas dy vjetësh dhe ngriti një padi 15 milionë dollarësh për shkeljen e kontratës për injorimin e klauzolës së konfidencialitetit të kontratës paramartesore.

E famshme është edhe historia e dashurisë me një italian tjetër, kontin Roffredo Gaetani, pronar i përfaqësisë së Ferrarit në Lond Island, i cili vdiq në një aksident automobilistik në vitin 2005.

Mes viteve 2008 dhe 2009, është edhe martesa e saj e fundit me aktorin dhe modelin Rossano Rubicondi, i cili vdiq në vitin 2021: dasma prej 3 milionë dollarësh me 400 të ftuar u organizua nga Donald Trump në rezidencën luksoze Mar-a-Lago dhe vajza e tij Ivanka Trump ishte shoqëruesja e nuses.

Në kurrikulën televizive të Ivana Trump, është edhe pjesëmarrja, në vitin 2010, në reality shoë-n “Ishulli i të famshmëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë