Media Galeri

Shitet me një çmim prej 300 dollarë në ankand… një qershi

Transmetuesi NHK ka raportuar se shitjet e qershive Aomori Heartbeat kanë vendosur rekorde çmimesh në Japoni këtë vit.

Sipas kanalit, “Fermerët filluan të promovojnë në mënyrë aktive këtë varietet qershish rreth 3 vjet më parë, por shitjet e këtyre frutave vendosën shifra rekord në tregjet japoneze këtë vit”.

“Gjatë ankandit të parë për shitjen e kësaj lloji qershie, promovuesit e tij ishin në gjendje të shisnin një kuti me 15 kokrra Aomori Heartbeat me një çmim prej 600,000 jen japonez, që do të thotë se çmimi i një qershie arriti në 40,000 jen (rreth 296 dollarë)”.

Varieteti Aomori Heartbeat dallohet nga frutat e tij të mëdhenj, me diametër midis 2 dhe 2,5 cm, me ngjyrë të kuqe të ndezur, lëkurë me shkëlqim dhe shije të veçantë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë