Media Galeri

Kapet peshku më i madh në botë i ujrave të ëmbla

Fshatarët kamboxhianë në lumin Mekong kanë kapur atë që studiuesit thonë se është peshku më i madh i ujërave të ëmbla në botë i regjistruar ndonjëherë, që peshonte rreth 300kg dhe u deshën rreth një duzinë burrash për ta nxjerrë në breg.

I quajtur Boramy — që do të thotë “hëna e plotë” në gjuhën Kmere — për shkak të formës, peshku u lëshua përsëri në lumë.

“Ky është një lajm shumë emocionues sepse ishte peshku më i madh (i ujërave të ëmbla) në botë,” tha biologu Zeb Hogan.

“Është gjithashtu një lajm emocionues sepse do të thotë se kjo zonë e Mekong është ende e shëndetshme… Është një shenjë shprese që këta peshq të mëdhenj ende jetojnë (këtu).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë