Media Galeri

Silueta e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor para Diellit

Një fotograf ka kapur imazhin e siluetës së Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor përballë Diellit. Jamie Cooper, 52 vjeç, kuptoi se pritjes i kishte ardhur fundit kur pamjet ishin të dukshme mbi shtëpinë e tij në Whilton, pranë Daventry, Northamptonshire, më 17 qershor.
Ai shkrepi “të gjithë kalimin” nëpër diell në orën 10:22, një ngjarje e cila zgjati më pak se një sekondë, duke përdorur një teleskop dhe një videokamerë me shpejtësi.


“Ky ishte një mundësi që nuk duhej humbur”, tha ai.
Cooper, një fotograf profesionist dhe astronom amator, tha se ishte në vendin e duhur në kohën e duhur./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë