Mungesa e stafit në aeroportin Heathrow të Londrës, e kombinuar me një problem të sistemit të bagazheve krijoi një kaos me valixhet. Pasagjerët u detyruan të largoheshin pa i marrë ato.
Sipas një zëdhënësi të Heathrow, “kishte një problem teknik me sistemin e bagazheve të Terminalit 2, i cili tani është zgjidhur. Pasagjerët tani mund të bëjnë check-in normalisht, por disa pasagjerë që u larguan nga Terminali 2 më herët sot mund të kenë udhëtuar pa bagazhet e tyre.
“Ne po punojmë ngushtë me linjat ajrore për të ribashkuar pasagjerët me bagazhet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”
Imazhet e kaosit në aeroportin Heathrow vijnë në një kohë kur disa aeroporte europiane po përballen me probleme të ngjashme për shkak të politikës së disa kompanive ajrore dhe aeroporteve për të reduktuar stafin e tyre gjatë pandemisë, duke rezultuar në qindra anulime muajin e kaluar.
Gjithashtu, aeroporti Gatwick njoftoi se po reduktonte numrin e fluturimeve ditore në 825 në korrik dhe 850 në gusht.





Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



