Media Galeri

Ish-ylli i i futbollit gjerman Ballack lidhet me ish të dashurën e të birit, të vdekur vetëm 1 vit më parë

Ish-ylli i futbollit gjerman Michael Ballack, 45 vjeç, është parë duke shijuar një vizitë në Art Basel, një panair për artin modern dhe bashkëkohor, me të dashurën e tij, modelen Sophia Schneiderhan, 21 vjeç. Ata u afruan me njëri-tjetrin pas aksidentit fatal të djalit të Ballack, Emilios. Madje janë shfaqur të dashuruar dhe u panë duke u puthur në publik, raportoi gazeta gjermane Bild. Nuk është hera e parë që çifti janë parë sëbashku pasi janë parë bashkë edhe në një lagje të modës të Berlinit. Lidhja e tyre vjen më pak se një vit pasi djali i Ballack, Emilio, u vra në një aksident me biçikletë në afërsi të shtëpisë së pushimeve portugeze të Ballack. Emilio ishte djali i dytë, nga tre djemtë e Ballack. Ai lindi nga martesa e Michael Ballack me Simone Lambe, me të cilën Ballack do të martohej në 2008 por do të divorcohej në 2012.
Miqtë e çiftit Ballack- Schneiderhan i thanë Bild se besonin se marrëdhënia ishte e mirë për Ballack dhe se çifti nuk ndihet i shqetësuar nga diferenca në moshë prej 24 vjetësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë