Media Galeri

Ndalohen organizimet jashtë në Francë si pasojë e motit të nxehtë

Ngjarjet publike në ambiente të jashtme janë ndaluar në disa pjesë të Francës, si pasojë e temperaturave të larta.Koncertet dhe organizimet e mëdha publike janë anuluar afër qytetit Bordu.

Është raportuar edhe për anulim të disa ngjarjeve në ambiente të brendshme, të cilat nuk kanë kondicioner.

Të enjten, në disa pjesë të Francës janë shënuar temperatura në deri 40 gradë Celsius dhe ato pritet të rriten edhe më shumë të shtunën(17 qershor).

Ministria e Brendshme franceze ka paralajmëruar njerëzit që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të mos ekspozojnë veten në këtë mot të nxehtë.

Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke regjistruar po ashtu temperatura të larta.

Spanja, e cila ka regjistruar ditën më të nxehtë të muajit maj prej nisjes së shekullit, pritet të regjistrojë temperatura deri në 43 gradë Celsius këtë fundjavë, sipas meteorologëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë