Media Galeri

Makinat me panele diellore do të hyjnë në prodhim këtë vit

Kompania holandeze Lightyear ka njoftuar se këtë vjeshtë do të fillojë të prodhojë makina të pajisura me panele diellore.

Lightyear 0 do të ketë panele diellore në çati, kofano dhe bagazh. Ato do të mbushin baterinë elektrike ndërsa lëviz dhe shpërndarja e parë në Europë mund të bëhet që në nëntor.

Kompania thotë se makina do të ketë një distancë shtesë deri në 70 km në ditë nga panelet diellore. Për krahasim, kjo është pak më shumë se një Tesla Model 3 dhe dukshëm më shumë se Kia Niro Long Range.

Çdo orë në diell do të shtojë deri në 12 km ngarkesë në bateri, sipas Lightyear.

Kompania holandeze Lightyear thotë se makina fillimisht do të kushtojë 250,000 euro.

Kompania thotë se panelet diellore do të heqin dhe nevojën për karikim të makinave.

Në një vend të nxehtë si Spanja ose Portugalia, nëse shoferët bëjnë distanca jo shumë të mëdha, nuk do t’ju duhet të karikojnë makinën deri në shtatë muaj. Në një klimë më ndryshe, si Holanda, makina do të ketë nevojë për karikim pas dy muajsh.

Bateri më e vogël, makinë më e lehtë

“0” ka shumë të përbashkëta me prototipin Lightyear One që u zbulua dy vjet më parë, por është më e sofistikuar”, thotë Lex Hoefsloot, CEO i kompanisë dhe bashkëthemeluesi, duke shtuar se forma aerodinamike e makinës dhe katër motorët mundësojnë që një bateri më e vogël të sigurojë të njëjtën rreze.

Kjo do të thotë se “e gjithë makina është më e lehtë dhe të gjitha makinat e tjera janë rreth 40% më të rënda”.

Kompani të tjera po zhvillojnë makina me panele diellore, por asnjëra nuk është ende gati të dalë në treg. Sono Sion është planifikuar për prodhim në vitin 2023. Kompania Aptera do të prodhojë Never Charge, një makinë me tre rrota me pamje futuriste që kompania pretendon se do të mbledhë rreth 80 km energji diellore në ditë. Aptera do të fillojë prodhimin në 2023 dhe deri tani ka 24.000 rezervime.

Aptera po zhvillon një makinë me panele diellore me tre rrota, të cilën shpreson të fillojë ta prodhojë në vitin 2023.

Por ndërsa i gjithë koncepti i Lightyear 0 mund të bazohet në përmirësimin e efikasitetit dhe shkurtimin e kohës së karikimit, ai ka një shpejtësi maksimale prej vetëm 160 kph.

Modeli është gjithashtu i shtrenjtë. Modeli do të kushtojë 250.000 euro ndërsa kompania thotë se planifikon që deri në 2025 të prodhojë edhe modele të tjera që d0 të shiten për rreth 30.000 euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë