Ministria e Bujqësisë ka vendosur t’i kushtojë më shumë vëmendje sektorit të peshkimit, pas problematikave të shumta, duke subvencionuar disa nga veprimtaritë më të domosdoshme në këtë fushë. Në vendimin e fundit të sapopublikuar dhe në Fletoren Zyrtare, Ministria liston të gjitha llojet e investimeve që do të financohen për peshkatarët.
Do të financohet zëvendësimin i veglave të peshkimit, ekzistuese me impakt të ulët si dhe kostot për riparime bazë të skafit.
Synohet përmirësimi i higjienës, sigurisë dhe kushteve të punës për peshkatarët; mbrojtja dhe rimëkëmbja e biodiversitetit dhe ekosistemeve detare, si dhe një regjim kompensimi, në kuadër të aktiviteteve të qëndrueshme të peshkimit; përmirësimi i efikasitetit energjetik të anijeve të peshkimit dhe zvogëlimin e efekteve të ndryshimeve klimatike.
Sipas udhëzimit, në kostot e pranueshme që mbështeten nga ndërhyrjet strukturore përfshihen kostot e nevojshme për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të ndryshme në bordin e anijeve që nga gomonet e shpëtimit deri tek kamerat dhe monitorët e sigurisë, të cilat përmirësojnë sigurinë e peshkatarëve.
Po ashtu do të mbështetet edhe blerja e një sërë pajisjesh që kanë si qëllim që synojnë përmirësimin e kushteve shëndetësore të peshkatarëve në bordin e anijeve të peshkimit, si kutia e ndihmës së shpejtë, medikamente si dhe pajisje që lidhen me përmirësimin e kushteve higjienike të peshkatarëve në bordin e anijes.
E gjithë lista e blerjeve të financueshme do të parashikuara në këtë udhëzim, do të përfshihet në skemën e masave mbështetëse që financohen nga buxheti vjetor i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, i alokuar për këtë qëllim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



