Media Galeri

Brenda shtëpisë që frymëzoi ‘The Conjuring’

Shtëpia e pushtuar nga shpirtrat në një fermë në Rhode Island që frymëzoi filmin horror ‘The Conjuring’, është shitur për 1.5 milionë dollarë.

Shtëpia është një nga shtëpitë me fantazma më të njohura në Shtetet e Bashkuara.

Cory dhe Jennifer Heinzen blenë shtëpinë në qershor të 2019 për 439,000 dollarë. Dy vjet më vonë, ata e nxorën në shitje për 1.2 milionë dollarë.

Ata tani e kanë shitur pronën për 1.5 milionë dollarë, sipas një njoftimi për shtyp nga agjentët e tyre.

“Megjithëse e ndërtuar në 1736, prona filloi të shfaqej në të dhënat zyrtare vetëm në 1836”, tha Cory për Wall Street Journal në 2021.

‘The Conjuring’ bazohet në historinë e një çifti që hetonin ngjarjet paranormale në shtëpi në vitet 1970.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë