Ai duket i rëndësishëm, paksa i njohur – si një xhaxha i humbur prej kohësh, ose ai plaku që luan shah çdo ditë në park.
Është aktori Bradley Cooper, nën shtresat e grimit protetik, si kompozitori i moshuar, legjende e teatrit muzikor, Leonard Bernstein në “Maestro”, një film biografik që po xhirohet aktualisht për Netflix.
Shërbimi i transmetimit postoi fotot të hënën në Twitter.


“Ai madje ka qime të bardha në krahë! Një vëmendje e tillë ndaj detajeve! Kushdo që është grimuesi/personi i flokëve në atë film, duhet të fitojë disa çmime të mëdha”, ishte një nga komentet.
Cooper, 47 vjeç, gjithashtu drejton filmin.
Krah tij luan Carey Mulligan në rolin e gruas së Bernstein, Felicia Montealegre.
Fotot e reja publicitare tregojnë gjithashtu Cooper një Bernstein më të ri, duke ndarë një buzëqeshje me Montealegre të aktores Mulligan. (cnn.com)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



