Autoritetet egjiptiane kanë ekspozuar artefakte të lashta që datojnë 2500 vjet më parë, të cilat u gjetën në fshatin antik të Saqqara pranë Kajros.
Artefaktet u ekspozuan të hënën në një ekspozitë të improvizuar në piramidën “Djoser”, piramida më e vjetër në Egjipt. Kjo piramidë është rreth 24 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit egjiptian.
Koleksioni mahnitës përfshin 250 arkivole të pikturuar me mumje të ruajtura mirë brenda, si dhe 150 statuja bronzi të hyjnive të lashta. /Daily Mail/












Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



