Një person shikon skulpturën me lule të Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth, e cila është pjesë e festivalit "Chelsea In Bloom" që zhvillohet në të njëjtën kohë me shfaqjen e luleve të Chelsea në Londër.
Në rubrikën “Fotot të Çuditshme” të rrjetit informativ “Reuters”, janë grupuar fotografitë më të çuditshme nga e gjithë bota këtë javë. Që nga skulptura me lule e mbretëreshës Elizabeta në Britani, deri tek një baba aspak i zakonshëm që shkon për të votuar në Australi. Në këtë rubrikë janë mbledhur 12 foto me tematika të ndryshme.
Banori vendas Jim Finn, me vajzën 8-muajshe Allegra Finn, ka zgjedhur një mënyrë jo normale për të shkuar në një qendër votimi në Bondi Beach në Sydney,Australi.Kush tha se qenushat nuk mbajnë kurorë. Kjo është Lois, qenushja që merr pjesë në një paradë Corgi si pjesë e festimeve të Jubileut të Mbretëreshës në Otava, Ontario, Kanada,Këpucët aspak të zakonshme, në tapetin e kuq, për shfaqjen e filmit “Vendimi për t’u larguar” Kanë.Një lokal i improvizuar në “Syrin e Londrës”.Të vendosur në mënyrë simetrike,njerëzit ndjekin një shfaqje kinemaje buzë plazhit gjatë Festivalit të 75-të të Filmit në Kanë.Anëtarët e “Familia Gladiatoria Carnuntina” luftojnë në amfiteatrin historik gjatë Festivalit të Gladiatorëve në vendin arkeologjik të Carnuntum në Petronell, Austri.Fotoshop? Jo. Është pamje e vërtetë që tregon pluhurin që mbulon qiellin gjatë një stuhie rëre, në Bagdad, Irak.Një këlysh panda gjigante njëmbëdhjetë muajshe, Sheng Yi, i cili duket se nuk pëlqen që emri i tij të jetë i afishuar në Kopshtin Zoologjik Kombëtar, në Kuala Lumpur, MalajziNë kërkim të bananeve. Jose Lucio de Freitas, një fermer vendas, në Brazil mbledh banane në plantacionin e tij të dëmtuar nga përmbytjet.Një banor pozon në rrugën pa makina në Lujiazui në zonën Pudong, mes shpërthimit të koronavirusit në Shanghai, Kinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.