Media Galeri

Drekë zyrtare para finales, sa shumë emra të njohur në Tiranë

FSHF ka shtruar sot një drekë zyrtare për personalitet që kanë ardhur në Tiranë me rastin e finales së Ligës së Konferencës. Të pranishëm ishin presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe drejtues të tjerë të lartë të këtij institucioni.

Të ftuar në këtë drekë zyrtare ishin Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Arsimit, Rinisë dhe Sportit Evis Kushi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka folur shkurt, duke falënderuar UEFA-n për besimin.

Ra në sy prania e disa prej ish-futbollistëve të njohur të Romës, si Françesko Toti, Luixhi Di Biaxho, Aldair dhe Kandela.

I pranishëm ishte edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana. Ai është ambasador i finales së Ligës së Konferencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë