Media Galeri

Birra, muzikë dhe festë për tifozët e Fejnordit dhe Romës në Tiranë

Gazeta Si – Rrugët dhe parqet e Tiranës janë mbushur prej orëve të para të mëngjesit me tifozë të Romës dhe Fejnordit.

Pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në sheshin Skënderbej, te Pedonalja dhe në zonën e ish-Bllokut.

Me birra në duar, mes avujve të alkoolit dhe muzikës së DJ-ve të ndryshëm, tifozët e Fejnordit kanë gjallëruar rrugë te Pedonalja.

Ndërsa ata të Romës, të vendosur në zonën e Amfiteatrit te Liqeni Artificial, kanë qemë pak më të qetë në pritje të finales së madhe.

Megjithatë, mbrëmjen e të martës pati incidente mes dy tifozerive në rrugët e Tiranës, ku pati dhjetëra të lënduar dhe të arrestuar.

Në Spitalin e Traumës u paraqitën 30 të lënduar, nga të cilët 20 ishin policë. Pasi morën trajtim mjekësor, të gjithë dolën nga spitali.

Sonte në orën 21:00 është finalja Europiane e Conference League. Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë