Prerja e fytyrës dikur ishte e popullarizuar në të gjithë Nigerinë.
Prerjet e thella, zakonisht në të dy faqet ose në ballë, u gdhendën fëmijëve nga familjet dhe komunitetet, kryesisht si një shenjë identiteti.
Shenjat mbajnë gjithashtu histori dhimbjeje, rimishërimi dhe bukurie.
Praktika, megjithatë, është zbehur që kur një ligj federal ndaloi të gjitha format e gjymtimit të fëmijëve në 2003.
Thënë kjo, personat që i kanë tashmë shenjat në fytyrë janë gjenerata e fundit që i kanë.
E veçanta është se vijat e fytyrës janë po aq të ndryshme sa edhe shumë grupe etnike të Nigerisë.





15 prerjet në fytyrën e Inaolaji Akeem e identifikojnë atë si dikush nga mbretëria Owu në shtetin Ogun jugperëndimor të Nigerisë.
“Është si një fanellë futbolli”, shprehet ai me humor.
Më pas, Akeem thotë se ai i konsideron plagët si të shenjta dhe nuk beson se njerëzit duhet të shënjojnë fytyrat e tyre vetëm për zbukurim.
Kjo nevojë për identifikim përmes shenjave të fytyrës ishte gjithashtu e fortë në Nigerinë veriore, veçanërisht në mesin e popullit Gobir të shtetit Sokoto.
Disa komunitete tregojnë se lëvizja në vende të tjera ka sjellë nevojën për t’u identifikuar dhe kështu kanë vendosur të bënin shenja dalluese në faqet e tyre, të cilat do t’i ndihmonin ata në identifikimin e të afërmve të tyre gjatë betejave.





Ata me gjashtë shenja në njërën faqe dhe shtatë në tjetrën kanë të dy prindërit nga anëtarët e familjes mbretërore. Ata me gjashtë shenja në të dyja anët kanë vetëm nënën nga familja mbretërore.
Më pas janë fëmijët e kasapëve, me nëntë plagë në njërën anë dhe 11 në anën tjetër, ndërsa ata me pesë dhe gjashtë shenja në të dyja anët janë fëmijë gjahtarësh.
Sa për peshkatarët, ata kanë shenja të dallueshme të vizatuara deri në veshët e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



