Media Galeri

Balenciaga i nxori atletet e reja nga toka?

Atletet e Balenciaga-s

Balenciaga e ka çuar krijimin në një tjetër nivel. Deri më tani, marka ka krijuar jo pak artikuj të cuditshëm, duke filluar nga Crocs në fillim e më pas edhe Crocs me takë, atletet X-Pander,

Tani, Balenciaga ka nxjerrë koleksionin e ri që quhet ‘Paris Sneaker’ dhe është thjesht ndryshe.

Atletet e reja vijnë në ngjyrat e zeza dhe të bardha që janë dëmtuar qëllimisht, duke shtuar vrima në pjesën e sipërme si dhe shenja gërvishtëse.

Janë atlete të reja por që duken të konsumuara.

Sipas Balenciaga, kjo është për të treguar se atletet e Parisit janë “të destinuara për t’u veshur për një jetë”.

Janë krijuar vetëm 100 palë dhe shumë ndjekës të Balenciaga-s kanë thënë se fatmirësisht janë kaq pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë