Pearl dhe Collin Hansen u martuan në mars 2022. Ata vendosën që mbiemrin që do të mbanin ta zgjidhnin me ‘kokë a pil’, duke hedhur një monedhë në altar.
Pearl, 28, dhe Collin Hansen, 25 vjeç, kanë thënë se e përdorin shumë hedhjen e monedhave për të marrë vendime.
Ata u takuan gjatë punës që bënin në bibliotekën e kolegjit, në turnet e së premteve mbrëma (të cilat askush tjetër nuk i donte. Kështu që kishin mjaft kohë për të biseduar).
Ndërsa po përpiqeshin të vendosnin se çfarë mbiemri të zgjidhnin, Pearl tha se ajo dëgjoi një episod të podcast-it “Freakonomics” në të cilin dikush bëri një shaka duke thënë se do të kishte dashur të hidhte një monedhë për të vendosur mbiemrin kur të martohej.


“Kështu vendosëm të hidhnim një monedhë”, tha Pearl.
“Ne hedhim shumë monedha”, tha Collin.
Në fund të ceremonisë së tyre, gjatë së cilës mamaja e Pearl-it e përcolli atë në korridor dhe çifti tha betimet që i shkruan vetë, personi që po i martonte hodhi një monedhë.
Collin fitoi dhe përfundimisht çifti morën mbiemrin Hansen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



