Media Galeri

Sjellje huliganësh, sherr dhe shkatërrim nga ultrasit kryeqytetas

Gazeta Si – Pamje shumë të shëmtuara ishin ato pas derbit Partizani-Tirana, që u luajt në “Elbasan Arena”, ku Tirana zyrtarizoi titullin kampion.

Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët ultras kryeqytetas, kryesisht ata të Partizanit, u shfaqen si huliganë të vërtetë, duke u përplasur me policinë dhe duke shkatërruar stolat e stadiumit. Këto foto flasin qartë për aktet e dhunës së tyre.

Përveçse do të kenë punë me policinë për dëmet që kanë shkaktuar, këta tifozë huliganë dëmtojnë njkohësisht edhe klubin e tyre, që me siguri do të marrë një gjobë të majme pas gjithë këtij shkatërrimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë