Gazeta Si – Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në 5 Maj, është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të policëve të rënë në krye të detyrës.
Tre oficerë të policisë që kanë rënë në detyrë, por janë shpallur Dëshmorë të Atdheut, janë prehur këtë të enjte në ‘Varrezat e Dëshmorëve’.
Ata janë Elham Elezaj, ish-komandant i RENEA-s, i vrarë në korrik të ‘98 gjatë një aksioni për një pengmarrje në zonën e Oxhakut në Tiranë, Rufan Hakrama dhe Artan Cuku, ish-drejtuesi i policisë i vrarë në vitin 2017.
Në Varrezat e Dëshmorëve u zhvillua një ceremoni e veçantë në nder të tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tha se “kuptimi dhe vepra e policëve të rënë në krye të detyrës madhore, mbetet shkolla e papërsëritshme për të gjitha gjeneratat”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




