Gazeta Si – Një shef krimesh në Komisariatin e Divjakës është pezulluar për sjellje të pahijshme dhe abuzim me detyrën.
Ndaj Lorenc Brahos, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.
Pezullimi nga detyra erdhi pas denoncimit të emisionit investigativ “Stop” , ku ai dyshohet për abuzim me detyrën.
Gjithçka lidhet me komunikimin e tij me një konkurrente për police, ku ai i shkruante: “Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?”
Vendimi për pezullim nga detyra është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve”, – thuhet në njoftimin për media të Policisë së Shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




