Media Galeri

Fotot e rralla/ Pasojat e luftës në Ukrainë

Pushtimi i Ukrainës është përshkruar edhe si lufta e parë e mediave sociale dhe një aspekt kyç i udhëheqjes së Presidentit Volodymyr Zelensky ka qenë aftësia e tij për të informuar vendin e tij dhe pjesën më të madhe të botës, përmes Facebook, Telegram, TikTok dhe Twitter.

Në të njëjtën kohë, fotografët e luftës në Bucha, Irpin dhe më gjerë po punojnë  për të kapur realitetet e tmerrshme të asaj që Vladimir Putin këmbëngul se është jnë “operacion ushtarak special”.

James Nachtwey, (ai që ka bërë fotot) tani shtatëdhjetë e katër, është ndër ata që i mbajnë sytë mbi realitetet.

I ndikuar nga fotografia që doli nga lëvizja për të drejtat civile dhe Vietnami, ai filloi karrierën e tij në zyrën e Bostonit të “Time” dhe më pas u punësua në gazetën Albuquerque.

Kur lexoi për grevën e urisë në Irlandën e Veriut, në vitin 1981, ai u nis për në Belfast.

Pasuan katër dekada të mbulimit të konfliktit, duke e sjellë atë në El Salvador, Afganistan, Irak, Ballkan, Ruandë, Çeçeni dhe shumë vende të tjera.

Ai ka mbetur i plagosur në terren, ka humbur kolegë dhe miq; flokët e tij janë ndarë një herë nga një plumb.

Nachtëey e quan veten një “fotograf kundër luftës”.

Pas një dite rraskapitëse në Ukrainë kohët e fundit, ai dërgoi këtë tekst para se të flinte pak: “Barbariteti dhe pakuptimësia e sulmit rus janë të vështira për t’u besuar edhe pse i dëshmoj me sytë e mi.

Bombardimi i rezidencave civile, gjuajtja me tanke në shtëpi dhe spitale, vrasja e joluftëtarëve në zonat e pushtuara ushtarakisht janë të gjitha taktika të përdorura nga rusët në një luftë që iu shkaktua një shteti sovran fqinj jo-kërcënues. . . .

Njerëzit e ‘zakonshëm’ po shfaqin guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, në mos kokëfortësi të plotë, përballë shkatërrimeve të jashtëzakonshme dhe humbjeve të jetës”.

David Remnick/ Marrë nga Newyorker.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë