Media Galeri

Marshim-protestë për ‘1 Majin’ në Tiranë, kërkohet punë dhe paga të larta

Gazeta Si – Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, dhjetëra qytetarët shqiptarë kanë dalë mesditën e të dielës në një marshim në shenjë proteste.

Protestuesit nisën marshimin nga sheshi Skënderbej, ndërsa kanë ndaluar para kryeministrisë.

Me pankarta në duar, qytetarët kërkojnë punë dhe paga të mira për të përballuar jetesën në Shqipëri dhe çmimet që po rriten nga dita ditës.

Pjesë e marshimit është dhe Grupimi i Lëvizjes Mërgimtare, që ndër të tjera kërkon që emigrantëve t’u njihet e drejta e votës.

Në 1 maj, punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune.

1 Maji është një festë e themeluar në kujtim të martirizimit në sheshin “Haymarket” dhe për të përkujtuar dhe festuar Ditën e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë