Gjatë pushimit të fundit të Pashkëve, mediat sociale u mbushën me foto të udhëtarëve të lumtur, shumë prej të cilëve po bënin udhëtimet e tyre të para jashtë shtetit që nga fillimi i pandemisë.
Pushime me ski në Zvicër. Pushime në plazh në Tajlandë. Ai udhëtim familjar i premtuar prej kohësh në Disney World.
Në fakt, kaq shumë udhëtarë po rezervojnë,saqë ekspertët tashmë po parashikojnë një verë me kaos udhëtimesh përpara, pasi industria përpiqet të përballet me kapacitetin e reduktuar dhe fuqisë punëtore të zvogëluar.

Japonia vazhdon të lehtësojë masat e saj të rrepta të hyrjes – kufiri i numrit të të ardhurve të rinj në ditë është rritur në 10.000 persona duke filluar nga 10 Prilli 2022 – por kjo nuk përfshin turistët e kohës së lirë.
Për momentin mund të hyjnë qytetarët, banorët, studiuesit, studentët, familjarët e banorëve dhe udhëtarët e biznesit me miratim paraprak. Disa përballen me karantinë, në varësi të vendit nga vijnë.
Pra, kur do të rihapet Japonia për pushuesit?
Pas Japonisë, ka edhe disa vende të tjera që ende nuk janë të hapur për turistët.



Burimi: CNN Travel
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



